Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij, Eronita, po jetojnë një nga momentet më të bukura të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër të një djali.

Çifti ka ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit në rrjetet sociale, duke zbuluar se i vogli ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë dhe se kanë zgjedhur për të një emër të veçantë: Areej.

Emri Areej është me origjinë arabe dhe njihet për kuptimin e tij simbolik, që lidhet me “aromën e këndshme”.

Ky është fëmija i parë i Bleros dhe Eronitës së bashku, ndërsa çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në janar të këtij viti.

Për këngëtarin, kjo është hera e dytë që bëhet baba. Ai ka edhe një vajzë, Tarën, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi.

Ardhja në jetë e Areej shënon një kapitull të ri për Bleron dhe Eronitën, të cilët tashmë kanë nisur rrugëtimin e tyre si prindër.