
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, është një ndër më të pëlqyerit nga publiku shqiptar.
Përveç muzikës që bën, ai është komentuar shumë edhe pë pamjen e tij. Së fundmi, Blero ka publikuar në “Instastory” një fotografi, e cila është realizuar pak kohë më parë.

Me këtë pozë, këngëtari i uron ditëlindjen mikut të tij, Labinot Gashi. “Vëllai im. Urime ditëlindjen. Të uroj më të mirën dhe shëndetin vëlla. Plot suksese, shumë fat bashkë me familjen. Foto kur kemi qenë të rinj,”- ka shkruar këngëtari krahas fotos bardh e zi.
Nga fotot mund të dallohet se Blero përveçse ka shtuar në peshë, ka bërë edhe një rregullim në hundë që e bën të duket krejtësisht ndryshe.

