Këngëtari i dashur për publikun, Blero Muharremi, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë ndarja nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika.
Teksa po përflitej për një ndarje të mundshme të çiftit, Blero vendosi që ta konfirmonte vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkruante në “Instastory” këngëtari i njohur.
Dhe në një moment kur konfirmoi më në fund atë që u përfol gjatë në media, Blero Muharremi ka “goditur” sërish me postimin e fundit.
Artisti i njohur ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shihet nën shoqërinë e një vajze misterioze.
E vetmja gjë që ai ka preferuar të zbulojë rreth saj është ngjyra e flokëve, bionde. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për Arfonën, e cila është gjithashtu bionde, apo për dikë tjetër, pasi Blero nuk ka zbuluar asgjë më shumë. Imazhin në fjalë këngëtari e ka shoqëruar me një zemër lejla.