Lily Phillips ka treguar fitimet e saj të mëdha duke blerë një shtëpi me vlerë 1 milion paund, me para në dorë. 24-vjeçarja ka qenë një nga yjet më të paguara në botë, në faqet për të rritur. Ajo u bë e famshme pasi deklaroi se ka fjetur me 101 burra në një ditë të vetme në vitin 2024.

Në nëntor të atij viti, u publikua një dokumentar për këtë manovër masive seksuale, ku në një klip Lily shfaqej duke qarë.

Muaji pasardhës ishte më fitimprurësi i Lily. Në një episod të ardhshëm të “Olivia Attwood: Getting Filthy Rich”, e reja zbuloi se sa para fitoi nga kjo manovër.

“Kur dokumentari doli në fund të nëntorit, dhjetori ishte muaji im më i mirë i të ardhurave”, tha Lily.

“Pra, pashë patjetër një rritje. Në atë platformë, ishte mbi 800 mijë paund”, tha ajo që më pas zbuloi gjithashtu se sa para i konsideron si një pagë mujore “të ulët” dhe se ka blerë një shtëpi.

“Një muaj i ulët është si 200 mijë paund,” tha ajo, duke shtuar: “Bleva një shtëpi dhe jam shumë e lumtur për këtë sepse e bleva me para në dorë. Ishte 1,025,000 paund.”

Megjithatë, ajo i paralajmëroi të gjithë ata që po mendojnë të marrin përsipër punën e saj.

“Definitivisht nuk mendoj se kjo punë është për të gjithë… me të vërtetë mendoni për këtë para se të hyni në të,” tha ajo dhe shtoi:

“Do të ndikojë në çdo marrëdhënie që keni. Urrejtja në internet nuk është për mendjelehtët”.