
Moderatorja e njohur kosovare, Kaltrina Mikushnica, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Gjatë bisedës, bukuroshja zbuloi se si po e kalon këtë kohë që po qëndron në izolim, si pasojë e Covid-19.
Madje Bieta Sulo e ka ngacmuar atë, duke e pyetur se cila është shifra që ka shpenzuar më shumë këtë kohë pandemie.
Moderatorja nuk ngurroi dhe u përgjigj duke thënë se është 200 euro dhe atë e ka shpenzuar për të blerë një tenxhere me presion.
“200 euro, kam blerë tenxhere me presion. Ajo mu ka dashur dhe atë e bleva. Por kam blerë dhe lule, drita për shtëpinë”, u shpreh Kaltrina.