Boksi profesionist vazhdon të marrë jetë, edhe pse mbetet një sport kaq shumë i ndjekur nga publiku, dhe kaq shumë I dashur për mijëra e mijëra të rinj që merren me të.
Një tjetër vdekje tronditi këtë art luftarak, ndërsa u lajmërua se Li Rivs u shua në moshën 31-vjeçare. Boksieri irlandez që garonte në peshën deri 64 kg, pësoi dy herë nokaut në një ndeshje të zhvilluar në gusht ndaj patriotit të tij, Geri Kalli, dhe më pas u dërgua në spital.
Ai kishte pësuar dëmtime të rënda në tru dhe iu nënshtrua një operacioni, por mbeti në koma për 3 muaj me radhë. Më në fund, nuk mundi të mbijetonte dhe iu bashkua një numri tepër të madh luftëtarësh që gjithashtu e kanë paguar me jetë këtë pasion kaq të madh. Li Rivs luftoi për titullin vakant në Irlandë, ndërsa po ashtu punonte si model.
Ai kishte 16 fitore në 18 ndeshje si profesionist. Sipas statistikave, mbi 500 boksierë kanë humbur jetën në ring si pasojë e ashpërsisë së këtij sporti klasik, që kur kanë nisur të mbahen statistikat 130 vjet më parë.

