Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBV” u organizua një dasmë ku Jozi dhe Loredana i thanë po njëri tjetrit si burrë e grua. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e Laertit dhe Rozanës të cilët nuk u ftuan nga çifti në ditën e tyre më të rëndësishme. Pas festës, Valbona është afruar te Laerti dhe i ka shprehur se:

Unë u mërzita që ti nuk ishe i ftuar.

Laerti:

Të lutem më lë se kam çrregullimet e mia mendore.

Valbona:

Mund të të ndihmoj?

Laerti:

Jo sepse ti i shkakton.

Valbona:

Mos më kthe kurrizin. Unë të përshëndeta me një këngë.

Laerti:

Të lutem më lë se boll jam bërë legen. Jam bërë për çdo gjë, më lë tani.

Valbona:

Unë thjesht po flas.