Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjithashtu ka komentuar me një fjalë edhe banorët.

Kur Sidorela Gjoni e pyeti për Inën dhe Keijsin, Stelina vendosi që të mos jepte koment.

Pjesa nga intervista:

Artani

Shumë pozitiv, por i lodhshëm me fjalët

Baby G

Bomba e shtëpisë për momentin

Brikena

Jam pak e konfuzuar kohët e fundit, si vajzë është shumë e mirë realisht, por kjo historia me Mateon më konfuzon pak.

Nuk ka ndjenja mendon fare?

Ajo e ka thënë

Pse i hapi një derë?

Mendoj se po e shfrytëzon për “Big Brother”

Po Mateo a ka ndjenja?

Mateon e shoh të përfshirë

Gimbo

Ça të them për Gimbon, njeri shumë i mirë, kënaqësi shumë e madhe që e kam njohur

Greta

Është shumë e mirë, po hera-herës nuk më pëlqen qëndrimi që ka me Selin. Do doja të ishte më e butë në lojë me Selin, kaq

Ina

Nuk kam koment fare

Juela

Ka qenë një nga banoret që e kisha të vështirë të bëja një komunikim me Juelën. Nuk e simpatizoj fare.

Kristi

Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj.

Kusita

Është my bestie

Mali

Më pëlqen shumë, shumë pozitiv. Ka patur momente që nuk më ka pëlqyer por argumentet e tij janë shumë bindës. Jam pak në mëdyshje me malin, hera-herës e shoh shumë larg në lojë, hera-herës e shoh shumë shpejt duke dalë.

Mateo

Është një nga djemtë më të mirë që ka patur “Big Brother” në të gjithë edicionet e tij.

Miri

Shoku im brenda dhe jashtë “Big Brother”

Selin

Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale

Rogerit

Nuk kam asnjë mendim pozitiv për të gjitha situatat që kanë ndodhur në shtëpi. I është dhënë mundësia disa herë mundësia të përmirësohet, por ka zgjedhur të jetë personazhi negativ i shtëpisë

Stenaldo

Më inteligjenti që ka patur ndonjëherë “Big Brother”

Keijsi

Do zgjedh të mos jap koment.