
Arbër Hajdari i ka dhënë fund beqarisë! Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Vlerën në martesë.
Në dasmën madhështore të Hajdarit ka pasur të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit, ku mes tyre edhe çifti më i komentuar i momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Nga videot e publikuara, vihet re se aktori i humorit dhe moderatorja e njohur janë argëtuar pa fund në ceremoninë me shumë të ftuar VIP.
Në një moment, ata shihen duke kërcyer ndërsa janë të përqafuar me njëri-tjetrin. Sakaq, kujtojmë që disa çaste para dasmës, Arbëri i dedikoi disa fjalë prekëse partneres së tij. “E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”.