Bota e modës humb një nga emrat e saj më të rëndësishëm: Cesare Paciotti u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare. Stilisti nga Civitanova Marche (Macerata) në Itali vdiq nga një sëmundje. Me motrën e tij Paola, në vitet 1980, administroi punishten artizanale të këpucëve, të hapur nga prindërit e tij më 1948-ën, duke e shndërruar në simbol.
Nga rajoni i Marche-s në Hollywood dhe Azi, këpucët e prodhuara në lagjen e Maceratës vishen nga mbretëria e filmit dhe një klientelë ndërkombëtare.
Lëkura cilësore, mjeshtëria dhe logoja ikonike janë shenjat dalluese të një stili të shtrirë nga mallrat e lëkurës te aksesorët. Një markë shumë dalluese për koleksionet e saj, suksesin global dhe rilindjen e mëvonshme, gjithmonë me Civitanova Marche si epiqendër. Qyteti dhe rajoni vajtojnë ndarjen nga jeta të Paciotti-t. Data e funeralit nuk është njoftuar ende.
Nga fushatat reklamuese te dizajni, këpucët Cesare Paciotti, me identitetin e tyre të fortë, diku midis shkëlqimit dhe rokut, kanë shënuar historinë e modës Made in Marche, duke arritur sukses në të gjithë botën.
Materialet e rafinuara, me cilësi të lartë dhe detajet e sakta e të dallueshme krijojnë një koncept luksi që i ka rezistuar kohës. Megjithatë, pa tradhtuar kodet e saj, kode që Cesare u inkurajua t’i përsoste që në moshë shumë të re brenda familjes së tij.
Përpara mbërritjes së gjeniut krijues të brezit të dytë Paciotti, ishin prindërit Giuseppe dhe Cecilia ata që lançuan linjën e këpucëve në një punishte të vogël artizanale në Civitanova Marche. Në vitin 1980, pasi studiuan në DAMS (Diploma di Musica) në Bolonjë, Cesare dhe Paola morën drejtimin e kompanisë, duke e bërë atë një nga kryesuesit e këpucëve italiane. Stili i tyre i guximshëm paraqet vëllime dhe materiale të theksuara: kadife, lëkurë të lëmuar e detaje çeliku.
Modeli më ikonik, stilettoja e zezë sfidon gravitetin që do të zbukuronte çdo pistë dhe qilim të kuq. Kjo do të bëhej emblema dhe logoja e markës. Nga këpucët lindi një xhevahir, me një koleksion të dedikuar.
Këpucët Paciotti vishen nga yje si Naomi Campbell, Beyoncé, Paris Hilton, Eva Longoria, Maneskin, Blanco dhe gazetarja e modës, ikona e stilit Anna Dello Russo.