Aktori i famshëm i Holllywood-it, Brad Pitt, është shprehur i hapur për të pasur një fëmijë me partneren e tij, Ines de Ramon. Por duket se kjo dëshirë ka një ‘kusht’ të rëndësishëm nga ana e saj. Është fjala për martesën.

Burimet pranë çiftit janë shprehur se Ines i qëndron fort parimeve të saj dhe nuk pranon të bëhet nënë pa pasur më parë një angazhim zyrtar. Edhe pse dashuria mes tyre është e fortë, ajo kërkon siguri dhe që Brad të tregojë seriozitet në marrëdhënie.

Nga ana tjetër, ylli i kinematografisë thuhet se ende e ka të vështirë të hedhë hapin drejt martesës, për shkak të plagëve të pashëruara nga divorci me Angelina Jolie.

Gjithsesi, lidhja me Ines ka sjellë një kthesë pozitive në jetën e tij dhe dëshira për të krijuar sërish familje mund të jetë mënyra e tij për të mbushur boshllëkun që ka ndjerë, sidomos tani që raportet me gjashtë fëmijët e tij nga martesa e mëparshme janë të ftohta.

Ata u njohën në vitin 2022 përmes një miku të përbashkët, në një periudhë ku Ines ende nuk ishte zyrtarisht e divorcuar. Por që nga ajo kohë, marrëdhënia e tyre është forcuar, dhe duket se çështja e një martese të mundshme është më afër se kurrë.