Një humbje e madhe ka prekur aktorin e famshëm, Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.  

Mediat e huaja shkruajnë se, Jane ka ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit, ndërsa një anëtar i familjes ka ndarë një mesazh prekës në rrjetin social “Instagram”, duke konfirmuar lajmin e hidhur.  

Kujtojmë se Brad Pitt ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij, të cilën e ka konsideruar si “shtyllën e familjes”. Vetëm pesë vite më parë, Jane kishte organizuar një mbledhje të madhe familjare ku ishin bashkuar të gjithë të afërmit.  

Jane Pitt, një këshilluese familjare në pension, nuk ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, por ka shoqëruar djalin e saj në disa evente të rëndësishme në tapetin e kuq, përkrah bashkëshortit të saj, William. 

Familja Pitt ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për publikun, ndërsa fansat nga e gjithë bota kanë nisur të shprehin ngushëllimet e tyre.