Brad Pitt është cilësuar nga kolegët e xhirimeve si “magjepsës i gjarpërinjve”. Divi hollivudian është duke punuar për xhirimet e filmit të tij të ri, “Twelve Years of a Slave”, ku luan bashkë me Michael Fassbender e Paul Giamatti. Në sheshxhirime, që po bëhen në Louisian, ndodhet një guvë e banuar nga gjarpërinjtë. I gjithë stafi është i terrorizuar nga zvarranikët, ndërsa Pitt duket se është mjaft i tërhequr prej tyre.


“Koelgët e tij ngrijnë kur përballen me gjarpërinjtë, e kanë cilësuar si “magjepsësi i gjarpërinjve” sepse ka arritur të kap tre ekzemplar që jetojnë në ujë”, ka pohuar një burim për National Enquirer.


Edhe pse aktori shkon “për gjah” plotësisht i çarmatosur, gjen mënyrë për tu argëtuar me pretë e tij, që i rrotullon përpara kolegëve të tij derisa ata i luten që ti largojë. “Brad ka mësuar si të sillet me gjarpërinjtë në periudhën që ka ndihmuar për ndërtimin e New Orleans, që u shkatërruar nga uragani Katrina”, ka përfunduar burimi.


6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)