Brad Pitt gjeti një mënyrë mjaft humoristike për të uruar mikun e tij të vjetër, George Clooney, i cili këtë javë u nderua me Luanin e Artë për Arritje të Karrierës në Festivalin e Filmit në Venecia.

Pitt nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e 2 shtatorit, por përgatiti një mesazh special për Clooney-n, të cilin aktorja Laura Dern e lexoi gjatë ceremonisë.

Në mesazhin e tij, Pitt e vlerësoi Clooney-n për talentet dhe cilësitë e tij, por nuk e la pa një thumbim miqësor.

Ai mund të bëjë gjithçka. Mund të aktrojë, të prodhojë, të konkurrojë në çdo gjë dhe është më i mirë se ne, por ju lutem, mos e lini të kërcejë. Ai nuk është në dijeni

-thuhej në mesazhin e lexuar nga Dern.

Pitt vazhdoi me një listë komplimentesh për mikun e tij, duke e përshkruar si një njeri të talentuar, altruist, sportiv dhe si personin që do të dëshiroje ta kishe pranë në një situatë krize.

Por në fund riktheu sërish humorin: Clooney është, sipas tij, “një balerin shumë i keq”.

Pitt dhe Clooney kanë një miqësi prej më shumë se dy dekadash dhe janë bërë të njohur për batutat dhe ngacmimet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

Dy aktorët u bënë miq të ngushtë gjatë xhirimeve të “Ocean’s Eleven” në vitin 2001 dhe më pas bashkëpunuan në disa projekte të tjera, përfshirë “Burn After Reading” dhe “Wolfs”.

Clooney u nderua në Venecia për kontributin e tij të gjatë si aktor, regjisor dhe producent, ndërsa mesazhi i Pitt solli një moment më të lehtë dhe humoristik në ceremoninë e nderimit.