Brad Pitt duket se është lumturuar shumë që ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Aniston më në fund ka vendosur të ecë përpara dhe të fejohet me të dashurin e saj prej një viti, Justin Theroux.


Burime pranë aktorit bëjnë të ditur se Brad e telefononi Aniston, me të cilën u divorcua në vitin 2005, pas njohjen me fatalen Angelina Jolie, për t’i thënë se sa i lumtur ishte që ajo tashmë do të martohej me Theroux.


Dy ‘ish’-ët mësohet se kanë pasur një bisedë shumë miqësore teksa kanë bërë shaka me njeri-tjetrin dhe kanë qeshur, por Brad ka qenë shumë serioz ku i ka thënë se ishte vërtetë shumë i lumtur që Aniston do të fejohej…Më në fund.


Brad gjithashtu do të martohet javën që vjen me partneren e tij, Angelina Jolie, rivalja e përjetshme e Aniston, e cila ishte shkaku i divorcit të saj me Pitt.


Pavarësisht se Brad dhe Jen kanë vazhduar secili jetën e tyre pas divorcit, Aniston duket se ruan ende raporte shumë të mira me nënën e Pitt, prandaj nuk është çudi që emri i saj të jetë në listën e të ftuarve në dasmën e shumëpritur Pitt-Jolie, javë tjetër.


15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)