
Aktori i famshëm i Holliwood-it, Brandley Cooper, ka nisur një romancë të re prej disa muajsh. Thuhet se 47-vjeçari është në një lidhje dashurie me Huma Abedin.
Duke iu referuar burimeve, “Page Six” shkruan se ish-bashkëshortja e politikanit Anthony Weiner – është takuar me yllin e Hollivudit gjatë muajve të fundit.
Këto burime kanë shtuar se Copper dhe 46-vjeçarja u prezantuan nga redaktorja e Vogue, Anna Wintour, e cila është e afërt me të dy.

“Ana padyshim bëri mblesëri,” tha një burim i sigurt, duke shtuar: “Ajo është shoqe e ngushtë me Bradley dhe adhuron Huma.”
Ndërsa një burim nga Hollywood-i konfirmon se “Bradley është duke u takuar në heshtje me Huma për disa muaj tani, [dhe] ata e kanë mbajtur atë vërtet të heshtur. Bradley u nda me [aktoren] Dianna Agron dhe filloi të takohej me Huma”.
Burimi shton se Abedin “u ka thënë disa miqve” se ka një “burrë të ri në jetën e saj … por ajo nuk tha se kush ishte. Ajo e mbante shumë sekret”.

“Ata janë të përsosur për njëri-tjetrin”, thotë burimi. “Ata janë të dy në pushtet dhe politikë dhe çështje njerëzore.”
Por jo vetëm kaq, pasi “Page Six” shkruan se dyshja e profilit të lartë mbërritën së bashku në Met Gala më 2 maj dhe më pas u ndanë për në tapetin e kuq.
Fotot tregojnë Abedin, me një fustan të verdhë duke pozuar para kamerave, me Cooper, duke mbajtur distancën pas saj.