Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë zhvilluar një spërkatës mjekësor inovativ që mund të ndalojë menjëherë gjakderdhjen e rëndë, duke sjellë një përparim të madh në kujdesin emergjent. I krijuar për reagim të shpejtë, ky produkt ka potencialin të shpëtojë jetë në situata ku çdo sekondë është vendimtare.

Ndryshe nga metodat tradicionale që kërkojnë presion mbi plagën ose procedura më të ndërlikuara, ky spërkatës vepron sapo bie në kontakt me plagën, duke e mbyllur atë dhe duke kontrolluar humbjen e gjakut me efikasitet të lartë. Thjeshtësia e përdorimit e bën veçanërisht të vlefshëm në aksidente, fatkeqësi natyrore dhe situata lufte.

Ndërkaq, duhet të dini se mpiksja e gjakut mund të jetë e heshtur, por simptomat e saj nuk duhen nënvlerësuar në disa raste, reagimi i shpejtë shpëton jetën. Mpiksja e gjakut, ose trombi, krijohet si një reagim natyror i organizmit ndaj një dëmtimi. Ajo shërben për të ndalur gjakderdhjen dhe për të mbrojtur trupin. Problemi lind kur trombi formohet pa një arsye të qartë, jashtë mekanizmave normalë mbrojtës të organizmit. Në këto raste, ai mund të shndërrohet në një rrezik serioz për shëndetin, madje edhe për jetën.