Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka festuar një ditë më parë 28-vjetorin e lindjes. Nga postimet e bëra në rrjetet sociale, vihet re se ajo kishte organizuar një super festë për ditën e saj të veçantë.

“King MT” shikohej gjithandej në ambientin luksoz, i cili ishte zbukuruar deri në detajet më të vogla.  “Brenda vendit tim të mrekullive”, ka shkruar Morena bashkëngjitur me fotografitë e videot që ndau me ndjekësit nga kjo festë.

Por vëmendjen e të gjithëve e mori veshja e këngëtares. Ajo kishte zgjedhur një fustan transparent, i cili i tregonte më shumë seç duhej dhe i ekspozonte format trupore.