Këngëtarja e dashur për publikun, Valbona Mema, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Me rastin e ditës së saj të veçantë, ajo ka organizuar një festë mes familjarësh dhe miqve.
Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale është vënë re se në festë ishin të ftuar edhe disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, me të cilët Valbona ka kaluar mjaft mirë me ta kur ishte pjesë e shtëpisë.
Ish-banorët e BB VIP të pranishëm në festën e ditëlindjes së Valbonës ishin Armaldo Kllogjeri, Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Diola Dosti, Gerti Koxha, Tan Brahimi, Antoneta Koçi.
Nuk dihet nëse këngëtarja ka ftuar edhe të tjerë ish-banorë, të cilët nuk kanë pasur mundësi që të ishin pjesë e gëzimit të saj, apo ishin të ftuar vetëm të lartpërmendurit.
Sigurisht që u vu re mungesa e Luiz Ejllit, me të cilin Valbona ka pasur një raport shumë të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por duhet thënë se këngëtari i njohur momentalisht ndodhet në Korçë ku është pjesë e xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”.