Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka zgjedhur Ulqinin si destinacionin e saj për disa ditë të qeta pushimi përpara angazhimeve muzikore.
Ylli i muzikës, e cila prej vitesh është një nga emrat më të përfolur në skenën ndërkombëtare, u rikthye pranë rrënjëve të saj për të kaluar pak kohë me familjen.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Vera Ora, e cila publikoi një video në rrjetet sociale. Në pamje shihet Rita e qetë dhe e buzëqeshur në shoqërinë e prindërve, duke shijuar momentet e ngrohta familjare. Videoja u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit.
Pas këtyre ditëve të relaksit, Rita Ora u nis drejt Zvicrës, ku të premten performoi në Zurich Openair Festival, një nga festivalet më të mëdha evropiane që mbledh artistë të njohur nga e gjithë bota.