Mbrëmë në puntatën e emisionit “Goca dhe Gra” u diskutua për punët e shtëpisë, duke u nisur nga një studim i bërë nga UN Women dhe UNICEF:
“Gratë punojnë me orë të tëra në shtëpi dhe nuk marrin asnjë lek, burrat nga ana tjetër shpenzojnë minimunin e kohës për t’u përkushtuar në të gjitha nevojat që shtëpia ka”.
Rozana Radi pyeti në një moment Rudina Dembacajn nëse e ndihmon bashkëshorti i saj, Mark Frroku, në punët e shtëpisë.
Aktorja e njohur iu përgjigj duke e ftuar që të shohë një video që kishte realizuar brenda shtëpisë së saj. Në pamjet në fjalë, moderatorja shfaqet duke gatuar darkën.
“Përshëndetje. Meqenëse në “Goca dhe Gra” ne do të diskutojmë punët e shtëpisë, desha t’ju njoh pak me pasditen time. Imagjinoni se paradite unë kam një zonjë që më ndihmon. Ndërkohë mbasdite pasi kanë ngrënë drekën fëmijët që kanë ardhë nga shkolla, më duhet të laj enët. Më pas do bëj parapërgatitjet për ushqimin që merr me vete. Do gatuaj darkën, do hekuros uniformën. Darkën do e gatuar me pazarin që e kam bërë vetë”, dëgjohet të thotë Rudina.
Më pas Dembacaj shkon pranë bashkëshortit të saj dhe e pyet:
“Unë bëra gjithë këto punë shtëpie, ti Mark ça bëre?”.
Frroku duke qeshur përgjigjet:
“Hapa shishen e verës”.