Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për projektet e saj më të reja. Gjithashtu ajo ka treguar edhe për jetën familjare.

Gjatë intervistës, Rudina Dembacaj i kujtoi asaj një këngë të Bardhit, ku ai fliste për vështirësitë: “Si është situata sot, i kaluat vështirësitë? Në çfarë vështirësish ishit atëherë?”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” u shpreh se ka qenë një situatë kalimtare që ka zgjatur 1 muaj dhe shton se nuk është e vërtetë që nuk kanë patur lekë për vitamina”.

“Në fund të ditës ai është artist, nuk do të thotë se çfarë ai shkruan është literalisht ashtu. Se i bie që çdo këngë që ai thotë ‘po dal, po pi, po dehem, po shtrihem në rrugë’, do të thotë se ai realisht ka pirë dhe është dehur. Ajo ka qenë një situatë shumë kalimtare që ka ndodhur në prill të vitit 2024 dhe ka zgjatur vetëm një muaj, muajin që Bardhi ka shkruar këngën.

Nga një artist që prodhon shumë dhe në momentin që të bllokohen koncertet apo diçka tjetër, thua ‘bota mori fund’. Inspirohesh për në këngën. Por jo se realisht nuk ka patur lekë për vitamina, njerëz, qetësohuni. Është bërë aq e madhe sa njerëzit mendojnë realisht se jemi pa lekë ose ne me zor po jetojmë”, tha Sara Gjordeni.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja ka hapur edhe derën e shtëpisë së saj dhe të Bardhit për “Goca dhe Gra”.

“Kemi ardhur këtu në muajin prill kur unë isha vetëm 1-muajshe shtatzënë dhe është një shtëpi goxha e shtrenjtë për ne. Kjo është dhoma ku Bardhi kalon më së shumti kohën sepse ka krijuar një kënd të vetin. Është duke krijuar një EP i cili do të dalë tani afër. Njërën nga këngët e keni dëgjuar, është një nga videot që ka shkuar virale në “TikTok”.

Më duhej një ‘studio’ dhe një mëngjes u zgjova nga zhurma e trapanit të disa punëtorëve që Bardhi kishte sjellë në shtëpi për të montuar këto letrat e background-it, edhe një aparat të ri profesional në mënyrë që unë të krijoja kontent për “Instagram”-in. Burri i ëndrrave domethënë.

Ejani tani t’iu tregoj dhomën e gjumit. Ky ambienti i vogël që ne i kemi krijuar Neas. Kemi qejf që krevati i saj të jetë përballë krevatit tonë.

Tani jemi te gardëroba, te vendi ku unë mbaj jo vetëm gjërat që vesh por edhe sendet e mia më të shtrenjta. Sendet që janë këtu kanë vlerë shumë të madhe emocionale për mua”, thotë Sara teksa tregon ambientet e shtëpisë.