Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë postuar në rrjetet sociale këto ditë izolimi, foto dhe video të bukura që tregonin se çdo gjë shkonte mirë mes tyre.
Por ditën e sotme, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video në “Instastory”, ku tregon se në ditët e karantinës ka edhe momente sherri.
Si të gjitha çiftet e tjera edhe Xhensila me Besin kanë momentet e tyre me njëri-tjetrin, mirëpo kjo është hera e parë që shohim një “zënkë” publike të dyshes.
Në fakt, zënka nis në garderobë dhe i gjithë sherri bëhet për shkak të rrobave.
Nga postimet kuptohet se Xhensilës i pëlqejnë shumë rrobat e Besit dhe herë pas here i merr ndonjë bluzë, ndonjë palë çorape… Duke e bërë Besin t’i kërkojë për ditë të tëra në dollap.
I acaruar nga ky veprim, aktori e quan partneren “hajdute” që madje po e lë edhe pa të brendshme.