“Familja po zgjerohet”. Kështu, pak si në surprizë, Brigitte Nielsen ka dashur të njoftojë në rrjetet sociale një shtatzëni të re. Duke publikuar një foto me barkun e fryrë, aktorja 54-vjeçare, ka befasuar fansat në Instagram.
Por ueb-i është ndarë në dy pjesë: ka nga ata që besojnë për një fushatë publicitare dhe nga ata për një shaka të thjeshtë. Por nëse do të ishte e vërtetë, për Nielsen do të ishte fëmija i pestë.
Për ish-partneren e Sylvester Stallone, e cila ka katër djem (Julian Ëinding, Killian Marcus Nielsen, Raoul Ayrton Meyer Jr, Douglas Aaron Meyer), të pasur nga marrëdhënie të ndryshme, mund të realizohet kështu dëshira për të pasur fëmijën e parë me bashkëshortin aktual, Mattia Dessi, 15 vjet më i ri se danezja.
Por jo të gjithë fansat janë të bindur se bëhet fjalë për një lajm të vërtetë dhe disa prej tyre kanë shfaqu dyshimet e para. Nielsen, kohët e fundit kishte përfunduar në qendër të vëmendjes për shkak të një fotoje që kishte shkaktuar zhurmë, pasi ndodhej në një karrige me rrota në një aeroport amerikan. A ka qenë shtatzënia motivi i vërtetë i asaj fotoje që krijoi polemika në fushën e “showbizz”-it?
https://www.instagram.com/p/BjSyjHzHrj9/?utm_source=ig_embed
29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)