Spektakli i madh i “Big Brother VIP 5” pritet të jetë me shumë ballafaqime dhe surpriza mbrëmjen e sotme.

Dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë qenë të shumta dhe të forta. Gjithashtu televotimi Brikena dhe Gimbo, i ka përfshirë të gjithë banorët.

E të gjithë si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë, japin mendimet e tyre se kush do të largohet sonte përfundimisht nga gara.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

“Një televotim që ka përfshirë të gjithë banorët…

Brikena apo Gimbo, kush do të largohet?

Me shumë ballafaqime dhe surpriza, Big Brother Vip, të martën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel!”, shkruhet krahas promos së Prime-t të sotëm të “Big Brother VIP 5”.