Dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5”, janë duke ndryshuar dita-ditës. Rogerti mëngjesin e sotëm ka hedhur aludime që Nikol ka pëlqim për Mateon.

Sipas banorit, Brikena dhe Mateo nuk janë bashkë për dashurinë, janë thjesht në ortakëri. Gjatë një bisede me Edisën, Rogerti u shpreh se Nikol mbaron për Mateon, por ky i fundit ka qejf vajzat borgjeze si puna e Brikenës.

Pjesë nga biseda:

Edisa: A kishte ndodhur që Brikena të zgjohet kaq herët?

Rogerti: Ka ndodhur

Edisa: Kur?

Rogerti: 2-3 herë më përpara

Edisa: Kur?

Rogerti: Ka ndodhur para 5 ditësh, është çuar super herët. Para 3 ditëve u çua herët

Edisa: E çuan apo u çua?

Rogerti: Direkt pas Prime-t të së shtunës, të dielën u çua herët. U zgjua, ka qenë ndër gocat e para. Megjithatë nuk e heqim indicien tënde, këtë lloj relate. Po këto nuk janë më bashkë për dashurinë, ta dish, janë thjesht në ortakëri. Po ndjenja tamam ka Nikol për Mateon. Ajo mbaron pas tij, po problemi është se ky ka frikë se nuk e pëlqen Nikol sa Nikol këtë. E sheh te fakti që pi duhan shumë, shumë gjëra. Ose nga fakti që do dikë që vjen nga familje borgjeze siç është Brikena vetë. Është normale, nuk do me marrë një vajzë klasë punëtore siç mund të jetë Nikol.

Edisa: Nikol mund të jetë më borgjeze se Brikena

Rogerti: Unë them që jo.