Kristi Lamaj është bërë sot pjesë e sfidës së mosreagimeve nga Vëllai i Madh. Ish-banori i “Big Brother VIP 5” është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nga muri, ashtu siç la përfundimisht garën pak javë më parë.

Kristi futet në shtëpi duke kënduar, e më pas i ngacmon banorët duke u thënë:

“Po unë ju kam thënë që unë vij kur të dua, iki kur të dua”.

Më pas ngacmon edhe Brikenën dhe Mateon për puthjen që dhanë mbrëmë gjatë “Prime” si dhe hëngri një llokum për ta.

“Po mirë moj, unë vuajta aq shumë me të bërë me atë, e ti puthesh pasi ika unë. Po e hëngra llokumin”, i tha ish-banori Brikenës, e cila u përlot nga prania e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

E teksa kjo qëndronte me Mateon dhe me lot në sy, Kristi shkoi pranë saj dhe e puthi në faqe.

Edhe Selin ka shpërthyer në lot kur ish-banori shkoi për t’a përqafuar, e për të mos u dukur se ishte prekur nga prania e tij, ajo thoshte: “Vëllai i Madh nuk jam mirë”.

Por ai që ka habitur më shumë me reagimin e tij ishte Miri, pasi edhe ai u prek dhe u përlot.