Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri.

Deri para finale e shikoja Rogertin shumë potencial, por me lëvizjen e fundit ai nuk është fituesi, ka humbur shumë pikë me mënyrën si më atakoi. Nga të tre që janë atje, banore të fortë konsideroj Selin, podi final unë dhe Selin dhe fiton Miri, më i miri, Miri i vërtetë.

Cili nuk e meritonte finalen?

Mateo patjetër. Brikena e meritonte finalen më shumë se Mateo.

Unë me Brikenën kam qenë afër që nga fillimi. Edhe në jetë me ata që këmi miq sot, e kemi përfituat miqësinë duke pasur zënka në fillim. Unë edhe me Dr Florin në gjimnaz kemi pasur fërkime në fillim, pastaj dihet historia.