Brikena dhe Shëndriti i kanë bërë një rreng Mateos me rastin e 1 Prillit, ditës së gënjeshtrave.
Dy banorët vendosën që t’i thonin atij se Brikena ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Teksa ajo fshihej në një vend, Shëndriti shkon të zgjojë Mateon që po flinte.
“Thirre dhe thuaj Brikena doli. Hajde vetëm pak jashtë. Ishte duke pi cigare dhe dola e pyeta ça ke dhe s’më foli”, mësoi Brikena Shëndritin se çfarë t’i thoshte banorit.
“Amanet Mateon dhe nëse më ke shoqe mua mos më ndal dhe vetëm doli”, vijon Shëndriti me rrengun.
“Më la mikrofonin në dorë. Mendova se do shkonte në banjë veç kur doli nga muri”, përfundon Brikena.
Më pas Shëndriti shkon te Mateo që ishte në gjumë dhe e zgjon duke thënë: “Brikena ka dalë” dhe ai e pyet menjëherë “ku?”.
“Hajde vetëm pak jashtë”, shton Shëndriti dhe të dy dalin nga dhoma e gjumit për në oborr.
Shëndriti i tregon historinë që kishte vendosur me Brikenën dhe Mateo thoshte: “Jo nuk del ajo. Tallesh ti?”.
“Këmbët po më dridhen, o Vëllai i Madh”, luante rolin Shëndriti i cili më pas nis të qeshë dhe shkon që të thërrasë Brikenën që të dalë jashtë.
Mateo ndërkohë rrinte i hutuar për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
Kur banorja i tha “gëzuar 1 Prillin”, ai i kthehet me nerva:
“Ik mi idiote, ik mi. Jeni çmend, keni luajtur mendsh, jeni budallenj, ça 1 prilli”.
Më pas Brikena dhe Shëndriti i kërkuan falje Mateos për shakanë që i bënë.
“Merre me sportivitet se shaka po bënim”, i tha banorja, ndërkohë ai i përgjigjet:
“Po më dilte zemra vendit kjo thotë shaka. Se prapë s’më mbushej mendja dhe pse kontrollova”.



