Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Në një moment, Olta ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se Brikena ka qenë e lidhur me një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, Atdheun.
Sipas Shetës, në atë kohë Brikena ende nuk ka qenë e njohur, nuk ka qenë Miss.
Kujtojmë se Brikena kur ka hyrë në “Big Brother VIP 5” ka deklaruar se nuk ka patur asnjëherë një lidhje dashurie.
Por hyrja e Mateos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka trazuar pak gjërat, pasi ai ka zbuluar se para disa vitesh kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe janë takuar. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Brikena pasi ai u bë pjesë e reality show-t.
Por në një bisedë me një banor, Mateo ka thënë se mes tyre ka patur edhe puthje, gjë për të cilën nuk kanë folur më parë dy banorët.

