Alesio Alia ka pak ditë që u largua dëshirë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 5”.
I ftuar në Top News me gazetaren Fiori Dardha, ish-banori ka ndarë detaje për eksperiencën brenda këtij formati.
Gjatë bisedës, ai bërë një deklaratë të fortë për konkurrenten Brikena Selmani.
“Brikena kishte pëlqim për mua”, u shpreh Alesio.
Ish-banori i BBV 5 ka lënë të nënkuptohet që Brikena nuk ka ndonjë pëlqim për Mateon, ose që mund të ketë diçka më shumë mes tyre.
Alesio tregoi më tej se po shijon një lidhje dashurie dhe se kjo është arsyeja e qëndrimit në Shqipëri.
Sidoqoftë, ai është i lumtur për eksperiencën që pati në “Big Brother” dhe se nuk është penduar për asgjë.

