Brikena ka patur një moment që është mërzitur dhe ka qarë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Pas një bisede që pati me Mateon, nuk i ka mbajtur dot lotët.

E teksa qëndronte e shtrirë në krevatin e saj, pranë i ka shkuar Rogerti, i cili iu drejtua duke i thënë që të mos mërzitet. Banori i tha se nuk ishte vetëm aty, pasi ai nuk do ta linte kurrë vetëm në lojë.

Ai vijoi duke i thënë se në fillim e vlerëson si njeri, jo si lojtar. Gjithashtu i tha se nuk do ta lërë që të dëmtohet nga askush dhe sa të jetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, do ta mbështesë.

Ndërkohë Brikena që ishte me lot në sy dhe nuk i kthente përgjigje, por vetëm e shikonte. Pasi i tha të gjitha këto fjalë, Rogerti largohet duke i thënë ‘s’po të bezdis më’.

“Të kam thënë se si njeri kurrë mos mendo se jam i keq. Si lojtar jam i rrezikshëm, i kam terrorizuar gjithë ditën e tani tha Vëllai i Madh jepi i çik muzikë (pasi ka muzikë në sfond). Ça ke? Pse je mërzitur? Pse je mërzitur moj burrneshë? Mos u mërzit. Nuk jam duke të ardhur për lojë se të dua fort. Briki mos u mërzit të lutem. Nuk je vetëm, stop tani dhe ti, mos më bëj mua ashtu. Prit të marr letra. Stop moj motra, ça ke? Kjo është një lojë që çdo ditë, 10 minuta – 1 orë, mendoj me ik nga ky vend. I them vetes jo, nuk dua, se ky është vendi që kam ardhur me i ndryshuar jetën familjes sime.

Unë qëllimin tim nuk e humb kurrë, sado keq të jem me publikun dhe banorët, nuk dorëzohem kurrë. Edhe ti kurrë sa të jesh gjallë mos u dorëzo nga qëllimet e tua. Kjo lojë është për të zhvilluar ne vetveten tonë, durimin tonë dhe qetësinë tonë. Ti nuk je vetëm në këtë lojë, nuk të lë kurrë vetëm në këtë lojë. Unë jam gjithmonë me të drejtën. Unë të vlerësoj si njeri para çdo gjëje, si lojtar. Se si jam afruar unë me ty, jam afruar njësoj si me Juelën, më ka afruar vetë koha, jo arsye se me ke dalë ti zot. Ti mos u mërzit. Mos qaj, unë këtu nuk të lë të dëmtohesh nga askush, se këto janë dinamikat e lojës. Sado njerëzit të më thonë ajo i bën për vëmendje, nuk më intereson mua se kështu ma ndien zemra. Ti je një njeri i mirë dhe sa të jem këtu do të të mbështes”, i tha Rogerti Brikenës.