Brikena Selmanaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, pas aludimeve se marrëdhënia e saj me Mateo Borrin ka marrë fund. Dyshimet për një ndarje nisën pasi dyshja hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Megjithatë, këtë herë vëmendjen e ka marrë një gjest i veçantë që Brikena ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory. Ajo ka publikuar një fotografi të një buqete të madhe me lule të bardha, të cilën e ka marrë dhuratë nga fansat e saj.
Krahas fotografisë, Brikena ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë falënderimi për fansat, duke vlerësuar dashurinë dhe përkushtimin e tyre.
“Lulet vyshken, por dashuria dhe gjestet tuaja mbeten gjithmonë në zemër! Faleminderit për këto lule të bukura, ju jeni lulet më të bukura të jetës sime!”, ka shkruar ajo.

