I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Erik Birko, instruktor palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të duhur, si të mbajmë trupin në formë, por duke u ndalur dhe tek banorët e “Big Brother VIP 5”. Kush ka trupin më të mirë dhe kush duhet të përmirësohet sipas Erikut?
Të pëlqen trupi i Baby G?
Që linjat i ka mirë, i ka mirë. Edhe forma e trupit është aty te standardet pozitive. Duket një person që merret me stërvitje, që e ruan dietën. E vetmja gjë që do i thoja është që të rrisë pak masën muskulare te pjesa e krahëve dhe sidomos te pjesa e trupit. Deri diku e kuptoj që gratë mendojnë se do fryhen, por nuk është kjo, nuk ta bën. Thjesht do marrë një definim dhe do duket më mirë. I vendos notën 8.
Si e vlerëson një trup si Brikena?
Brikena ka diçka, është modele dhe ato kanë standardet e tyre se ndryshe nuk mund të punojnë, se e kanë punë atë gjë. Por mua ama, trupat e modeleve si trajner, i shoh pak problematike sepse konsumojnë më pak ushqim se sa duhet. Brikena për mendimin tim është mirë sepse ka dhe fatin e gjatësisë. Aty brenda ka ngrënë, ka shtuar pak. Ideja është që është mirë, shumica e vajzave duan këtë ideal, por nuk mund ta suportojnë këtë ideal. Sepse besoj që ajo ka dhe një regjim strikt ushqimor jashtë, aty brenda normalisht e ka lënë pak pas dore. Është mirë, është te pozitivet. I vendos notën 7.
Po Greta?
Greta ka një nga trupat më të mirë aty brenda, mua më pëlqen. Por nuk besoj se është një person që stërvitet aktivisht, duket. Nëse jemi te standardi aktual, trupi është shumë mirë. Nëse jemi te standardi i palestrës, që duhet të stërvitesh, ka nevojë për punë, por jo ndonjë gjë madhore. Nëse stërvitet 3 muaj, mund të bëjë atë definimin që dëshiron. Nga ana femërore, natyrale, mund t’i jap notën 8-8 e gjysmë. Unë 9 ose 10 nuk para vendos. 9 dhe 10 për mua janë ata që stërviten shumë, ose që janë super bukuri natyrale.
Si e sheh Inën?
Të them të drejtën Inën nuk e kam parë shumë, unë e shoh më tepër te pjesa e të folurit. Është trup i rregullt, është nga ato që nuk ka shumë nevojë. Nga fotot nuk duket celulit, që është diçka që nuk ikën. Celuliti është diçka që të gjithë e mendojnë se mund të ikë, por nuk ikën celuliti, shpërndahet, mund të përmirësohet. Seancat nuk ta heqin celulitin, ato që thonë se ta heqin nuk ekziston, por mund të përmirësojnë gjendjen duke punuar me ushqimin dhe me stërvitjen. I vendos notën 7-8. /TAR/



