Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Keijsit dhe Mateos. Ky i fundit ishte duke biseduar me Inën, kur ndërhyn Keijsi dhe i kthehet ashpër banorit.

Teksa Mateo po i thoshte Inës se do ‘zhyten në baltë’ nëse ajo dhe Keijsi krijojnë një lidhje dashurie, duke qenë se kanë thënë se jemi shokë, ndërhyn Keijsi dhe i përmend Brikenën.

Pjesë nga debati:

Mateo: Të njëjtin raport që keni patur jashtë e keni vazhduar dhe këtu, të tre

Keijsi: Këtej thua ka patur marrëdhënie, këtej e ndërrove. Ty të shiti si leckë mo burrë, në vend që të përpiqesh të rregullosh marrëdhënien, ti kërkosh llogari…

Mateo: Kam folur

Keijsi: Ça të folme, je në terezi

Mateo: Po a e di ti apo unë?

Keijsi: Ke dy ditë i prerë, je bërë dyllë i verdhë

Mateo: E di ti apo unë që kam folur

Keijsi: Je bërë i verdhë

Mateo: Kam të njëjtin raport që kisha me të

Keijsi: Ky është karakteri i dobët, e nxjerr veten mashtrues

Mateo: Ti më thua bravo njëherë, tani ndryshon.