Në një bisedë me Mateon, në sfidën e buxhetit, Brikena ka deklaruar se i pëlqejnë meshkujt me bark dhe jo ata të palestruar.

Mateo:

As mua nuk më pëlqejnë femrat që kanë vithe.(qesh)

Brikena:

Përzotin më kanë ndryshuar shijet. Tani më pëlqejnë çunat që nuk bëjnë shumë palestër. Nuk e shikoj më pjesën e jashtme, shikoj më shumë pjesën e brendshme. (qesh) Ti ke shijet e tua, un të miat. Unë po flas për veten, jo për ty.

Mateo dyshues:

Po o Brikena po.

Ndërkaq, Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet. Së fundmi, edhe Brikena u shpreh se mund të lërë garën përfundimisht nesër. Është fjala për Brikenën, e cila gjatë një bisede me Ilirin u përlot.