I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elti Çiba, i cili ka “Elti Garage” ku shet makina dhe jo vetëm. Ai na ka zbuluar gjithçka që duhet të dimë mbi makinat si dhe tek cili model të investojmë…

Pjesë nga intervista:

Sa kushton që të reklamosh një makinë në faqen tënde?

50 euro në “Instagram” dhe në “TikTok”. Nuk mendoj që është lirë, është çmim normal. Ka dhe njerëz që kërkojnë ulje, e kemi në gjak pazarin (qesh).

Një video e jotja me gjarpërinj është bërë virale në rrjet, ku thua: “shitet halla për arsye intrige”. Pse kjo ide?

Jam kryqëzuar shumë për këtë video. Asgjë personale me hallat, sidomos me hallat me mia, i përshëndes dhe i dua fort. Është thjesht një shaka që ndodh në Shqipëri me hallat, tezet, kunatat, vjehrrat… Thjesht më erdhi më për mbarë halla, thashë pse jo. Hallat e mia e kuptuan humorin.

Më mirë një Benz, Audi, apo BMW?

Audi.

Makina koreane apo gjermane?

Koreane.

Me benzinë apo me naftë?

Me naftë.

Elektrike apo me lënë djegëse?

Me lëndë djegëse.

Më mirë një makinë me 0 kilometra apo me disa kilomentra?

Me zero kilometra.

Manuale apo automatike?

Nëse do të ndiesh adrenalinën e makinës manuale, nëse e do për trafikun e Tiranës automatike.

Rolls-Royce apo Bentley?

Rolls-Royce.

Porsche apo Lamborghini Urus?

Porsche.

Makinë e bardhë apo e zezë?

Nëse do ta takosh lavazhierin çdo ditë merre të zezë, nëse nuk do ta takosh merre të bardhë.

Çfarë makinash do i shisje banorëve të “Big Brother VIP 5”?

Selin do i shkonte një Audi A7. Brikenës do i shisja një Rolls-Royce. Mateos do i shisja një GLE Coupe. Mirit një Mini Cooper. Kristit do i shisja një makinë soft, elektrike, që nuk ndihet fare. Malit, duke qenë se në Kosovë janë të apasionuar pas BMW, do i shisja BMW, çfarëdo lloj modeli. Lornës do i shisja çfarëdo makine Coupe, ndonjë Audi TT. Gimbos do i shisja një GLC. Artanit do i shisja makinën e Mr. Bean, më duket makinë antike, edhe ai më duket antik. Juelës do i shisja A5. Rogertin do e lija në autobus, nuk do i shisja asgjë. /TAR/