Shikuesit kritikuan ashpër performancën ekscentrike të përfaqësuesit britanik, ndërsa Australia elektrizoi skenën në Vjenë. Eurovision 2026 ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale pas performancës së përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, Look Mum No Computer, i cili u kritikua nga shumë shikues si një nga aktet më të dobëta të këtij viti.
Artisti britanik, emri i vërtetë i të cilit është Sam Battle, u ngjit në skenë me këngën Eins, Zwei, Drei, i veshur me kostum rozë dhe i shoqëruar nga balerinë me helmeta në formë kompjuteri, ndërsa performonte me sintetizator.
Pas performancës, rrjetet sociale shpërthyen me komente ironike, ku shumë përdorues parashikuan se Britania mund të marrë sërish “zero pikë” në finalen e madhe. Megjithatë, pati edhe zëra që e cilësuan performancën si ndryshe, të guximshme dhe argëtuese, duke vlerësuar faktin që Britania provoi një stil më eksperimental krahasuar me vitet e fundit.
Ndërkohë, këngëtarja australiane Delta Goodrem u kthye në një nga favoritët e publikut pas performancës së saj me këngën Eclipse.



