Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka kaluar një ditë pushimi në plazh nga ku bëri me dije se kishte qëndruar gjatë gjithë kohës zhveshur.

Teksa postoi një foto në profilin e saj në “Instagram”, Britney u duk qartë që ishte nudo. Ndërkohë bashkëngjitur me imazhin në fjalë ajo ka shkruar :

“E zhveshur në plazh gjatë gjithë ditës”.

Por këngëtarja ishte kujdesur të mbyllte komentet nën postim për mos u komentuar nga fansat.

Mirëpo kjo nuk e ndaloi foton që të bëhej virale në mediat sociale.