Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Kristi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon dhe veç të tjerave ka folur rreth lidhjes së tij të re, me vajzën të cilën ende nuk e ka zbuluar për publikun. Ama gjatë intervistës Kristi ka treguar shumë për të.

Kristi: Dashuria mua më çoi dhe në Angli… jeton në Angli

Bieta: Më e madhe apo më e vogël se ty?

Kristi: Më e vogël se unë

Bieta: Bjonde apo brune?

Kristi: Brune shumë brune

Bieta: Sa brune?

Kristi: Shumë brune 

 

Kristi ka treguar se shkëmben me të dashurën e tij dhurata të vogla dhe të mirëmenduara dhe ka treguar njërën prej tyre.