“Rrota e fatit është drejt teje, armiku do të largohet”. Kështu parashikoi Elena që lexon letrat taro për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Ana Gjini. Kjo e fundit ka dalë nga emisioni i dashurisë së bashku me Bruno Shemon.

Ndërkohë Elena i tha sot në “E Diell” se ka pasur debate e konflikte, por që tani është më qetë.

Ajo e këshilloi Anën që të vendos për vetë për veten e saj dhe të mos dëgjojë të tjerët. Sipas saj, Gjini së bashku me Brunon kanë menduar për një udhëtim të gjatë.

“Ke pasur një tradhti, nga kolegët dhe tani do të ketë një ribashkim me ta. Do të jesh një familje e komplementar. Nëse keni në plane të blini një shtëpi, ëndrra do të realizohet. I keni rrugët e hapura. Bruno është ideal për ty. Do marrësh një lajm të mirë të një të keq”, i tha ndër të tjera ajo.