Në këtë puntatë të përputhen u transmetua takimi i Brunos me Florjanën.
Pasi të dyja palët janë deklaruar po kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Bruno ndihet mirë që Florjana ka siguri për të, ndërsa ajo thotë se atë siguri ia ka dhënë ai.
“Moment që do ma heqësh sigurinë unë nuk do jem më”, ishte një deklaratë e Florjanës.
Florjana tregoi se si kishte kaluar fëmijëria e saj ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ajo tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllanë, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe.
“Edukata që u jepja atyre ishte përgjegjësi shumë e madhe”, tha Florjana, e cila tregoi se as vetë nuk e dinte se ku e gjente forcën për ta përballuar.
Jemi mësuar ta shohim ndryshe Florjanën në Për’puthen, ndërsa historia e sotme tregoi një anë tjetër të saj.