I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” Në Top Albania Radio ka qenë Bruno Shemsho, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV dhe u ndal gjithashtu edhe tek loja e Gjestit. 

 Një ide konkrete e kam pasur tek fakti që është shumë i privilegjuar në këtë rast që të hy tek Big Brother VIP Albania pasi ka parë të gjithë reagimin e publikut jashtë me lojën që ka bërë në BBVK. Në këtë moment sipas idesë sime është e padrejtë që të hy në BBV Albania ku njerëzit nuk kanë pikë informacioni aty brenda lojtarët e tjerë dhe të shpalosë lojën e tij që është me ngacmime. 

Ai e ka parë që është mbështetur me këtë lloj loje kështu që prandaj do të ndiqte të njëjtat hapa. Unë nuk kam asgjë personalisht as me Gjestin dhe me asnjë lojtar. Madje kam qenë fans i Gjestit dhe doja që ta fitonte në Kosovë. Unë mendoj shumë në mënyrë objektive pa emocion. 

Gjithashtu shtoi se:

Hyri dhe me të gjithë u ngacmua dhe të gjithë i preku në tela dhe i bëri të aktivizoheshin. Më pëlqen hyrja e Gjestit në shtëpi por me këtë lloj ritmi, me të njëjtat fjalë dhe me të njëjtën lloj loje nuk besoj se do zgjasë tre muaj, do t’i mbarojë bateria shumë shpejt dhe sipas teorisë sime nuk është për një kohë të gjatë aty.