Vajzat e emisionit “She’s On Air” në Top Albania Radio, Ina Pashollari dhe Enxhi Ruzhdia kanë qenë në Panairin e Librit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve si çdo vit. Ato kanë bërë disa intervista ekskluzive me autorë dhe personazhe të njohur në vendin tonë, të cilët kanë zbuluar detaje në lidhje me librat e tyre që kanë sjellë për lexuesit.

Bujar Kapexhiu gjithashtu ka qenë pjesë këtë vit në panair me librin e tij “Seferi i Tironës”. Në lidhje me përmbajtjen e tij, Bujari u shpreh:

Ky është një figurë shunë popullore në Tiranë dhe ka qenë një njeri pa shkollë, por me një aftësi gjeniale që në moment krijonte katër vargje me rimë për çdo karakteristikë. Kushdo njeri që kishte dëshirë të dinte për karakterin e vet në poezi atëherë ai ia bënte menjëherë.

Kur Ina e pyeti nëse kryeministri Rama si mik i vjetër për Bujar Kapexhiun, ka ardhur ta vizitojë në panair, artisti tha se:

Ai është nga miqtë e hershëm, ose siç edhe unë kam qejf ta quaj i kahershëm. A ka ardhur ose jo këtu unë nuk e di, por në pavionin tim nuk ka kaluar akoma. Ai është shumë pasionant ndaj librit aq më tepër që shkruan dhe vetë. Me shumë dashuri i kam shkruar poezi, unë edhe kur kritikoj dhe kur bëj humor gjtihmonë e bëj me shumë dashuri duke mos e fyer me humorin që nuk denigron por që e ruan figurën, etikën. Natyrisht bëj vërejtjet e mia që personazhi të marrë mesazhin tim por mundësisht edhe të buzëqeshë.