Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, janë emocionuar nga mesazhet që janë dërguar për ta në “Big Love”.
Fansat, miqtë, familjarët apo dhe kolegët kanë dërguar mesazhe për banorët e tyre të preferuar.
Brikena Selmani është surprizuar nga një mesazh i këngëtares së njohur, Gjyste Vulaj, e cila i shkruante:
“Brikena, bukuri moderne dhe shpirt tradicional. Shembull i një vajze me vlera. Gjyste Vulaj”.
Banorja e duartrokiti mesazhin si dhe i dërgoi shumë puthje këngëtares.
“Shumë faleminderit, e vlerësoj shumë. Gjyste Vulaj të puth fort, unë jam rritur me këngët e tua”, u shpreh Brikena, e cila u emocionua nga mesazhi i saj.


