E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Sot dashnorja është dhe status, një burrë me lekë dhe të paktën një biznes, nëse nuk ka dashnore, është kot.

Shkenda: Je jashtë mode, nuk po jeton në këtë kohën e sotme nëse nuk e ke një të dashur, mundësisht të jetë e re, e bukur. Preferohen shumë dhe këto personazhet e ekranit, modelet, këngëtaret. Duhet të jetë e njohur, sepse nëse do ta prezantosh te shoku… Preferohen të famshmet, sepse duhet të krenohen me shoqërinë.

Ronaldo: Të ka ndodhur ndonjëherë në një rast që të ketë rezultuar që dashnorja që po hetoje, të ishte personazh VIP?

Shkenda: Po, patjetër. Shumë raste.

Ronaldo: U shokove?

Shkenda: Jo. Pse duhet të shokohem?! Kjo është e ditur tashmë. Pothuajse të gjithë vajzat e reja kërkojnë burra që janë biznesmenë dhe kanë mundësi ekonomike. Pse habitesh? Kjo është mëse normale tani në Shqipëri. Nuk i shikon vajzat e reja, të bukura, që janë të veshura bukur, kanë luks, nuk punojnë asnjë ditë, ndërkohë që nuk vijnë nga familje të pasura?! /TAR/