Kourtney Kardashian ka organizuar një festë magjike me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Travis Barker. Bateristi i njohur të Blik-182 festoi 50 vjetorin e lindjes.

Dy ditë para ditëlindjes së tij, më 12 nëntor, Kourtney ndau në profilin e saj në “Instagram” pamje nga përgatitjet e veçanta që kishte bërë për këtë rast.

Në hyrje të shtëpisë, rruga ishte ndriçuar me qindra qirinj në gota xhami, ndërsa brenda, tavani ishte mbushur me tullumbace ngjyrë krem me fjongo të zeza.

“Burri im po mbush 50! Magjike”, shkroi ajo në një video të shoqëruar me këngën klasike “Fly Me to the Moon” të Frank Sinatrës.

Në darkën private që organizoi për të, tavolina ishte zbukuruar me qirinj krem dhe drita që ndriçonin palmët përreth. Festa përfshinte edhe një tortë në formë ylli, me mbishkrimin “Happy 50th Birthday Travis” në shkronja ari.

Fëmijët e Travisit dhe Kourtney-t ndanë në rrjete sociale pamje nga darka luksoze. Atiana De La Hoya, publikoi menunë personale dhe momente nga festa, ndërsa Alabama Barker, vajza e tij 19-vjeçare, ndau një video nga oborri me pishinën e rrethuar nga qirinj dhe muzikë live jazz.

Së bashku me Atiana dhe Alabama, Travis është gjithashtu baba i djalit Landon, 22 vjeç, me ish-bashkëshorten e tij, Shanna Moakler. Kourtney është nënë e Penelope, 12 vjeç, dhe djemve Mason, 15 vjeç, dhe Reign, 10 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj, Scott Disick.