Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ka zbuluar së fundmi se bashkëshorti i saj, Klodian Asllani, dëshiron shumë që ajo ta bëjë baba të një djali. Ata kanë së bashku një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khloe.


Ajo ka treguar se do t’ja plotësojë këtë dëshirë dhe se kur të jetë në pritje të ëmbël do ta ndajë lajmin me të gjithë fansat e saj.



Teksa zbuloi tipare të karakterit të saj, tha se është njeri që ndërron mendje shpejt. Por për bashkëshortin e saj tregoi se nuk është penduar që e ka zgjedhur për ta pasur në krahë.


Ndërsa rrëfeu edhe dëshirën që Klodian Asllani ende nuk i ka plotësuar, atë për të pasur një helikopter.



“Unë jam njeri që ndërroj mendje shumë shpejt, jo në të gjitha gjërat. Se tek burri nuk ndryshoj mendje. Nuk i kam plotësuar një dëshirë dhe ai gjithashtu. Nuk kam bërë një djalë, por që do t’ia bëj dhe ai s’më ka blerë helikopter (qesh). Djali kur të vijë do ta themi. Kam nga ato shtatzënitë që në muajin e tetë kuptohem që jam”, u shpreh ajo në emisionin “Binjakët”.