Një ditë më parë, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, hyri në burg ku do të vuajë dënimin 5-vjeçar.
70-vjeçari mbërriti në La Sante në Paris, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Carla Bruni, që në asnjë moment nuk i lëshoi dorën.
E pikërisht ky moment u komentua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
“Mua më pëlqen si gjest se, në të mirë e në të keq kjo do të thotë”, tha Ema Andrea.
“Ajo është shumë femërore, i shkon t’a përcjelli. Edhe ato gjestet e vogla, mua më duket shumë e fisshme”, tha më pas Sherina Spahiu.
Sipas pesë moderatorëve, në Shqipëri do të lexohej ndryshe ky gjest për shkak të mentalitetit, ndasisë që kemi burrë dhe grua.
Më pas Ori Nebijaj bën një pyetje: “Ju vetë si do ja kishit bërë nëse do ishit gratë e një politikani, apo një njeriu shumë të njohur që mund të rrezikonte të shkonte në burg. Do t’a shoqëronit dorë për dore?”.
Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila është e martuar me ish-politikanin, Mark Frroku, u përgjigj:
“Tani burrin e kam ish-politikan por e kapa pas burgut. Kështu që jam e nderuar”, duke shkaktuar të qeshura në studio.