Banorët e shtëpisë së Big Brother, sapo zgjohen marrin udhëzimet se duhet të përgatisin buxhetin e javës. Meqënëse kanë humbur provën e javës, buxheti i tyre është i përgjysmuar. Gjatë darkës ata e konsuamuan një bisedë për produktet që do të marrin, por tashmë duhet që të përgatisin realisht listën e ushqimeve dhe këtu lindin debate.
Banorëve u duhet të heqin dorë nga disa produkte dhe për këtë arsye secili shpreh preferencat e veta për ato që dëshiron të marrë, ose për produktet që duhet të lënë pa marrë. Për këtë arsye diskutimi i tyre zgjat për një kohë të gjatë ku herë pas here ata ironizojnë njëri-tjetrin duke bërë që të lindin debate të shkurtra mes tyre.
3 mars 2013(gazeta-Shqip.com)